E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Procesi zgjedhor, më dinjitozi

Kryeministri Berisha u shpreh në një konfenferencë për shtyp se ishte një proces zgjedhor dinjitoz. Berisha duke përshëndetur të gjitha forcat politike për frymën e bashkëpunimit u shpreh se pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qënë të paktën 15 pqërqind më e lartë se në vitin 2005. Berisha gjithashashtu u shpreh se komisionetët e menaxhuan me një shkallë të lartë procesin zgjedhor duke shtuar se ka një besim të madh edhe te forcat e policisë. Kryeministri Berisha gjithashtu u shpreh se numërimi do të jetë elektornik dhe do të jetë votimi më transparent duke shprehur bindjen se detyrimet e mbetura do të përmbushen në shkallë vendi. Ndërsa për exit pollin e bërë nga "Ora News" dhe IPR Marketing kryeministri Berisha u shpreh se do të njoh vetëm rezultatet që do të japë Komisioni Qëndror Zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›