Mosha e shpëton nga pushkatimi anëtarin e “Bashkimit Shqiptar”
Autori i Lajmit: red.
Si aktivist i një organizatë antikomuniste në Shkodër, e shkoi jetën burgjeve
Dënimi i parë më 1945-n. Gjyqi Ushtarak e dënon si anëtar i organizatës “Bashkimi Shqiptar”
Lindur në Shkodër në vitin 1928. I pari student i gjimnazit “At Gjergj Fishta” që arrestohet me 27 Nëntor 1945, mbasi së bashku me studentë të tjerë themeluan organizatën antikomuniste “Bashkimi shqiptar”. Del në gjyq ushtarak, me një grup prej 39 të pandehurish, ku bënin pjesë dhe tre klerikë të pafajshëm. Në pertencën e tij prokurori Aranit Çela kërkoi denimin me vdekje për 11 nga këta të pandehur. Ndërsa për Gjovalinin, megjithëse ishte ende në moshë adoleshente, kërkon burgim të përjetshëm. Duke përfituar nga amnistia për arsye moshe bëri vetëm 6 vjet burg. Lirohet nga burgu por e pret vetëm puna e krahut dhe mbas 7 vitesh arrestohet për të dytën herë. Pikërisht më 25 maj 1959, ditën kur Hrushovi ishte për vizitë në Shkodër. Dënohet me 5 vjet burg për agjitacion e propagandë. Mbasi lirohet për të dytën herë vazhdon gjimnazin në shkollë nate dhe merr maturën. Punoi punë të rënda deri sa doli në pension. Ka botuar librin: “Gjenocid mesjetar në shekullin XX”
Fragmente nga libri “GJENOCIDI MESJETAR NE SHEKULLIN XX”
Dënimi i parë
Tashmë ishim mësuar me atë zhurmë të zakonshme, si çerdhe grethash. Më kishte marrë një gjumë i thellë, por edhe atëherë nuk pata fat. Një polic erdhi si i tërbuar. Më zgjoi nga gjumi e më dërgoi tek Shefi i Degës, i cili më pyeti nëse e njihja Mark Çunin. Të them të vërtetën pata një tronditje të thellë shpirtërore, por e përmbajta veten duke u paraqitur i qetë, dhe i thashë:
- Markun e kam njohur nëpërmjet babait tim që e ka pasur nxënës në katundin Rrenxa-Bushat. Nëpërmjet dy familjeve tona lindi një miqësi e sinqertë, - por pa mbaruar mirë fjalën shefi i degës më tha:
- Këto janë përralla, fol për aktivitetin tuaj armiqësor kundër pushtetit popullor të ngritur me gjakun e dëshmorëve, që dhanë jetën për liri..., e që ju donit ta përmbysnit, - e mbasi foli si i çmendur për Stalinin e madh, nga nervozizmi djersët i shkonin rrëke në fytyrë. Për të ndjerë veten disi të çliruar, zbërtheu pullën e xhaketës që dukej sikur po i merrte frymën. Thirri policin, që më vonë e kuptova se për çka.
Mbas pak hynë brenda me dhunë polici me Mark Çunin të lidhur me pranga. U hutova! Kuptova se ishte arratisur. Si qëndronte puna! Tashti ishte e kotë! Kisha përballë meje Markun dhe kryexhelatin. Ishin momente të paimagjinueshme. Marku i lidhur me duar mbas shpine, dhe kamxhiku i Shefit të Degës binte pa pushim në trupin e tij, në fytyrë e gjithkund, ndërsa gjaku i rridhte pa pushim nga hundët e nga goja. Skenë vërtetë rrënqethëse dhe e dhimbshme. Është e pabesueshme se si njeriu arrin të sillet në mënyrë kaq shtazarake me njeriun. Kjo është e vërteta e hidhur. Nuk mjaftoi me kaq, e përplasi në një nga qoshet e murit dhe aty e godiste me sa fuqi që kishte me grushta stomakut. Më në fund Marku ra pa ndjenja dhe kur polici e tërhoqi zvarrë për shkallësh, koka e tij përplasej për çdo këmbë shkalle...
Ky lajm është publikuar: 23/05/2008