Vera e shtegtimeve të mëdha
Kjo verë e nxehtë shqiptare vazhdon “të fotografojë” disa lëvizje të rëndësishme diplomatike. Një nga miqtë më të mirë të Shqipërisë, diplomati amerikan, Alexander Arvizu mbaron së shpejti mandatin e tij për t’u vendosur në Washington. Emri i pasuesit të tij, Donald Lu, u firmos së fundmi nga Presidenti Amerikan, Barack Obama. Edhe një emër tjetër i rëndësishëm i kësaj ambasade, Zj. Elizabeth Lewis (Betsy), përfaqësuesja e shtypit do të largohet në fund të gushtit. Ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Ëollfarth u emërua në Kuvajt pas një periudhe trevjeçare në Shqipëri. Pasuesi i tij është Florian Raunig, ish- ambasador i Austrisë në Tiranë.
Më tutje, ambasadorja gjermane, Carola Mueller Holtkemper u largua për në Jemen. Ajo “tërhoqi” këmbën edhe për Harald Schindler, përfaqësuesi i kulturës dhe shtypit në të njëjtën ambasadë.
Gjithashtu, Brigitta Grau-Guenther, drejtoreshë e Institutit “Gëte” (Goethe Institut) mbaroi periudhën e qëndrimit të saj në këtë post.
Ndërsa një amerikan/e apo një pakistanez/e pritet të emërohet në vendin e drejtoreshës së përgjithshme të Bankës Botërore në Shqipëri, Zj. Ksenya Lvolvsky, e cila e mbaron mandatin në mes të shtatorit. Ka edhe shumë lëvizje të tjera, por përmenda më të spikaturat.
Të gjithë u përpoqën sipas mënyrave të tyre të bëjnë më të mirën për zhvillimin e vendit tonë. Kush më shumë e kush më pak e patën dhe do ta kenë të vështirë ta lënë këtë vend që pavarësisht se nuk është ai që duhet të jetë, në fund të fundit të tërheq si magnet.
Të them të drejtën, këtë verë pyeta veten fort se ndoshta mos duhet të ketë ndonjë ndryshim në ligjet në fuqi sa u takon disa ambasadorëve e diplomatëve të rangjeve të larta që shërbejnë në Shqipëri kur bëhet fjalë për kohëzgjatjen e mandateve të tyre. E them këtë, sepse më duket se sapo këta diplomatë i hyjnë në thellësi realitetit shqiptar dhe fillojnë t’i japin formë asaj në sajë të vetive e cilësive të tyre intelektuale e profesionale, atyre u vjen koha për të bërë gati valixhet dhe shpejt bëhet zëvendësimi i radhës.
Këtë më tepër e them për ambasadorë e diplomatë që kanë një peshë të fortë dhe kanë dhënë rezultate të matshme e të prekshme në punën e tyre. Dhe për më tepër, kanë në fokus të punës një mision sfidues që shtrihet në kohë. Kjo për Shqipërinë merr një rëndësi të veçantë, po të mendosh që ky vend është në prag të marrjes së statusit të vendit kandidat dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së janë të angazhuara kush më parë të kontribuojë në arritjen e objektivit të vendit strategjik ballkanik.
Për shembull, roli i ambasadores së “fortë”, Carola Mueller Holtkemper apo atij amerikan, Arvizu që kanë treguar se kanë ngritur zërin e tyre fort atëherë kur duhej, u duhet të largohen në një moment kur e kishin “futur punën e tyre në brazdë”. Në gjuhën popullore, nënat tona na thonë shpesh: “E zure atë punë me dorë, bitise. Askush s’do të bëjë një gjë që e ke lënë përgjysmë”.
Të paktën ky “ndryshim” në ligjin e shërbimit të jashtëm diplomatik të vendeve respektive për rastin e Shqipërisë do të kishte peshë për dy–tre vitet në vazhdim kur e ardhmja europiane e vendit tonë do të marrë formë dhe piketat e vendosura duhet të mbahen fort në vend nga aftësitë e forta intelektuale dhe diplomatike të njerëzve të emëruar.
Në këtë aspekt do të nënvizoja se emërimi i ish-ambasadorit austriak, Raunig në një post po në Shqipëri, dhe me një peshë domethënëse, si ai i të parit të OSCE, ishte një lëvizje me shumë fat për Shqipërinë. Raunig, i dalluar si një diplomat shumë në favor të Shqipërisë dhe shqiptarëve, do të vazhdojë të jetë një vlerë e shtuar për vendin tonë. Padyshim, ky emërim e sjell Shqipërisë më pranë Austrisë, vendlindjen e Z. Raunig dhe rolin e saj si një partner strategjik për hyrjen e Shqipërisë në BE.
Sidomos në rastin e Shqipërisë, kur minutat i numërojmë me padurim, ndërprerja në mes e një misioni të filluar dhe të çuar përpara me sukses të jep përshtypjen e çuarjes mbrapa të akrepit të orës.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)