F1 Alonso fiton quotgaren e shtepisequot

Fernando Alonso arriti fitoren e dytë të sezonit dhe ngushtoi ndjeshëm diferencën me kryesuesin Vettel, duke fituar garën e shtëpisë në Barcelonë pas një dominimi të qartë.
Spanjolli, i nisur i pesti, rikuperoi dy vende në nisje dhe u vendos shpejt në kryesim, pasi me ritmin e vendosur rezultoi i papërmbajtshëm për Vettel dhe Rosberg. Një garë të shkëlqyer bëri edhe finlandezi Raikkonen, që duke zgjedhur edhe një herë më shumë taktikën e një ndalese më pak, renditet i dyti dhe kandidohet qartësisht për titullin kampion në këtë sezon. Në “hije” gara e dy makinave Red Bull, me Vettel dhe Webber të mbetur pas Massës, në vendin e katërt dhe të pestë. Një zhgënjim më vete, Barcelona mund të konsiderohet për dy pilotët Mercedes, që ndonëse të nisur në dy vendet e para, bien shumë pas, me Rosbergun që arriti të ishte vetëm i gjashti dhe Hamilton jashtë zonës së pikëve. Rezultatet tepër të dobëta vazhdojnë edhe për McLaren, sërisht në nivelet e mesit të tabelës të shfaqur që prej fillimit të këtij sezoni, me Button e Perez që fitojnë së bashku vetëm pesë pikë. Formula 1 rikthehet pas dy javesh, si gjithmone ne ekranin e "Top-Channel" me Çmimin e Madh te Monakosë. Renditja e Çmimit të Madh të Barcelonës 1 F. Alonso Ferrari 2 K. Räikkönen Lotus + 9,3 sekonda 3 F. Massa Ferrari + 26,0 4 S. Vettel Red Bull + 38,2 5 M. Webber Red Bull + 47,9 6 N. Rosberg Mercedes GP + 68,0 7 P. di Resta Force India + 68,9 8 J. Button McLaren + 79,5 9 S. Perez McLaren + 81,7 10 D. Ricciardo Toro Rosso + 1 xhiro 11 E. Gutierrez Sauber + 1 xhiro 12 L. Hamilton Mercedes GP + 1 xhiro 13 A. Sutil Force India + 1 xhiro 14 P. Maldonado Williams + 1 xhiro 15 N. Hülkenberg Sauber + 1 xhiro 16 V. Bottas Williams + 1 xhiro 17 C. Pic Caterham + 1 xhiro 18 J. Bianchi Marussia + 2 xhiro 19 M. Chilton Marussia + 2 xhiro R. Grosjean Lotus i terhequr Der Garde Caterham i terhequr J. Vergne Toro Rosso i terhequr Renditja e pilotëve pas pesë garave të para të sezonit 1. S. Vettel 89 pikë 2. K. Räikkönen 85 3. F. Alonso 72 4. L. Hamilton 50 5. F. Massa 45 6. Webber 42 7. P. Di Resta 26 7. R. Grosjean 26 9. N. Rosberg 22 10. J. Button 17 11. S. Perez 12 12. D. Ricciardo 7 13. A. Sutil 6 14. N. Hülkenberg 5 15. J. Vergne 1 Renditja e konstruktorëve pas pesë garave të para të sezonit 1. Red Bull 131 2. Ferrari 117 3. Lotus 111 4. Mercedes 72 5. Force India 32 6. McLaren 29 7. Toro Rosso 8 8. Sauber 5