E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1, Alonso triumfon ne Çmimin e Madh të Japonisë

 

JAPONI- Fernando Alonso me Renault ka triumfuar në Çmimin e Madh të Japonisë, duke lënë pas Kubicen, Raikonen, Piket dhe Trulin. Fillimisht gara u kryesua nga polaku Kubica,, por pas pit stopit të parë ai u parakalua nga Alonso, i cili arriti edhe fitoren e dytë rresht. Në vend të tetë është renditur ferraristi Felipe Masa, i cili ka fituar një pikë në renditjen e pilotëve, që kryesohet nga Hamilton me 12 pikë. Ky i fundit, edhe pse në pole position ka bërë një nisje shumë të keqe së bashku me Masan. Madje, të dy pilotët kanë marrë edhe një penalizim. Britaniku ka prekur Raikonen. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›