E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis viti i ri akademik, 22 mijë studentë ulen në auditore

Nis nesër viti i ri akademik ku rreth 22 mijë studentë ulen në auditoret e 11 Universiteteve publike dhe 22 Universiteteve private. Ministri i Arsimit ka nxjerrë udhëzimin e fundit ku përcaktohet dhe koha e fillimit të programeve të ciklit të dytë dhe masterave 

TIRANE- Nis këtë të hënë viti i ri akademik në të 11 Universitetet publike dhe 20 Universitete private në të gjithë vendin, vit i cili përfundon në 30 shtator të vitit 2009. 22 mijë të rinj ulen në auditore për të ndjekur studimet e larta në degë të ndryshme.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja, ka nxjerrë udhëzimin e fundit për strukturën e fillimvitit në institucionet publike të Arsimit të Lartë, si dhe masat për zbatimin e tij. Në këtë udhëzim, që u është shpërndarë të 11 universiteteve publike, përcaktohet dhe koha e fillimit të programeve të ciklit të dytë dhe masterave. Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule, thotë se viti akademik për programet e studimit të ciklit të dytë, diploma të nivelit të dytë dhe për programet e studimit "Master i nivelit të parë" me kohë të plotë, do të fillojnë në datën 10 nëntor 2008 dhe do të mbyllen më 30 shtator 2009. "Të njëjta afate janë vendosur edhe për studimet me kohë të pjesshme dhe ato në distancë", "Brenda datës 10 nëntor, të gjitha fakultetet do të njohin studentët me pjesët e statutit që përcaktojnë treguesit e programeve të studimit, rregulloren mësimore të fakulteteve dhe rregulloren e programit të studimit në të cilin ata janë regjistruar". Ndërkohë që kodet e studentëve të regjistruar në formë elektronike do t'i dërgohen MASH deri më 15 dhjetor. Ndarja e grupeve mësimore për të gjitha nivelet e studimit dhe përgatitja e regjistrave do të mbyllen në 10 nëntor. Brenda kësaj date do të miratohet edhe plani kalendarik i lëndëve që zhvillohen në programet e studimit me kohë të plotë, ndërsa kalendari i lëndëve në programet me kohë të pjesshme do të përfundojë më 6 nëntor. Ndërkohë rreth 1600 studentë me vështirësi ekonomike, ata që kanë Statusin e Jetimit dhe studentët e shkëlqyer, do të përfitojnë këtë vit akademik bursa shtetërore. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›