Rama prezanton kandidatet ne Gjirokaster

Partia Socialiste prezantoi kandidatët e saj për deputetë në Qarkun e Gjirokastrës. Lista në këtë qark kryesohet nga deputeti aktual i PS-së, Arben Ahmetaj.
Në fjalën e mbajtur para mbështetësve socialistë në rrethin jugor, Rama kërkoi votën për t’i dhënë fund, sipas tij, shtetit të angazhuar për pushtetin dhe abuzimeve me gjithë administratën zgjedhore. “Pas 23 qershorit do të marrin përgjigjen për sjelljen e tyre anti-kushtetuese ndaj të rinjve. Përgjigjen për sjelljen e tyre anti-kushtetuese, sjelljen kriminale të tyre ndaj zgjedhësve të rinj, që më 23 qershor bëhen zgjedhës. Ata do të ndryshojnë Shqipërinë duke ndryshuar përgjithmonë Zgjedhjet 2013Vizat, Berisha: Kërkojmë ndihmën e SHBA-ve Berisha: Jemi alternativa e zhvillimit Sequi: KQZ-në zgjidheni vetë edhe shkollën për Shqipërinë. Kurrë më drejtorë shkollash që bëjne presion mbi mësuesit dhe nxënësit, kurrë më shteti që përdoret për interesat e pushtetit, kurrë më shtet që përdoret kundër opozitës”, tha kreu i socialistëve Edi Rama. Rama tha se gjirokastritët, tepelenësit dhe përmetarët do të votojnë rilindjen për t’i dhënë fund harresës, që sipas tij, i ka bërë pushteti i Sali Berishës në këto 8 vite. “Unë nuk e di se me cfarë kurajoje do të flasë Saliu para popullit të Gjirokastrës, Tepelenës dhe Përmetit? Popullit që jeton në varfëri, i izoluar nga mungesa e rrugës. Por di se cfarë do t’i thotë ky popull Sali Berishës dhe shpurës së tij më 23 qershor duke marrë një vendim historik”, shtoi Rama. Lista e kandidatëve socialistë në Gjirokastër kryesohet nga Arben Ahmetaj, i ndjekur nga Erion Veliaj, Anastas Angjeli, Vladimir Kosta dhe Dashamir Kamberi. Rama: Të shtunën prezantimi si deputet në Vlorë Kryetari i Partisë Socialiste, me anë të një shkrimi publikuar në rrjet social njofton se të shtunën pasdite do të bëjë në Vlorë prezantimin e tij si deputet. "Si asnjëherë në rrugën e jetës sime politike, ndjehem i emocionuar si të isha përpara provimit më të vështirë të maturës. Kam shumë gjëra për të thënë për Vlorën dhe më duket sikur nuk do di t’i them.Sot Vlora është një sfidë e madhe. Një projekt i mbetur në mes që mund të përfundojë mirë, për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë. Po mund të përfundojë edhe keq, në dëm të Vlorës e të gjithë Shqipërisë. Mvaret nga drejtimi që do të marrë Vlora dhe vetë Shqipëria në 23 qershor. Por për këto dua të flasim të shtunën", shkruan Rama. / Top Channel