Elhaida, fitore dhe lot

Këngëtarja e talentuar shqiptare, Elhaida Dani ka kaluar me sukses garën në "The Voice of Italy 2013", si më e votuara e publikut italian.
Falë zërit të saj të bukur ka bërë për vete të gjithë, anëtarët e jurisë e publikun. Këngëtarja shqiptare interpretoi në mënyrë të jashtëzakonshme këngën “Adagio”, interpretim që u mirëprit me ovacion nga publiku në sallë.
Dani e mbylli këngën me lot në sy. Rafaela Carra tha se Elhaida ka thyer sonte me mijëra llamba në shtëpitë e publikut italian.
Tani Elhaida është një një ndër 8 gjysmëfinalistët e spektaklit te famshem televiziv qe transmetohet në televizioni RAI 2. /Indeksonline/