Shqipëria nuk shkon në finale të Eurosong

Këngëtari ulqinak Ardian Lulgjuraj dhe kitaristi Bledar Sejko, fituesit e Festivalit 51 në RTSh me këngën “Identiteti”, janë prezantuar sonte në Festivalin Evropian që u zhvillua në Malmo të Suedisë.
Ata nuk kanë arritur të plasohen për finalen e festivalit, që do të mbahet këtë të shtunë.
“Identiteti”, që është i pari bashkëpunim i Bledar Sejkos dhe Ardian Lulgjuraj dhe përmban nuanca muzikore nga trevat e ndryshme shqiptare, nuk ka mbledhur vota te mjaftueshme nga publiku.
Jashtë festivalit ka mbetur edhe Maqedonia dhe këngëtarja Esma Rexhepova.Ajo solli për herë të parë në historinë 58-të vjeçare të Eurovizionit, një këngë pjesërisht të kënduar në gjuhën rome./Indeksonline/