E Enjte, 5 Nëntor 2026

F1, Ecclestone: Hamilton është i përsosur, do e fitojë lehtësisht

“Tani ky sport ka përsëri  dy pilotë që luftojnë, siç ndodhte në kohën e Senna dhe Prost. Por fatkeqësisht unë duhet të zhgënjej tifozët e Verstappen dhe shpresat e tij për sukses, sepse Hamilton po drejton makinën më të mire”.

Bernie Ecclestone komenton me kënaqësi paraqitjen e një rivali për Leëis Hamilton, por në të njëjtën kohë thekson se hendeku midis kampionit në fuqi dhe Max Verstappen është ende shumë i madh, të paktën sipas mendimit të tij, për të qenë në gjendje të shqetësojë britanikun deri në fund.

“Gjithashtu falë Max,  Lewis tani është i përsosur, i qetë, inteligjent – shpjegon Shefi i Formula 1 në një intervistë me Blick -. Ai nuk përfshihet dhe gjithmonë lë hapësirën e duhur në pistë për kundërshtarin e tij”.

Sipas Ecclestone, ka disa arsye, edhe në një sezon ku ekuilibri është më i madh, Hamilton ka ende diçka më shumë sesa holandezi i Red Bull: “Verstappen gjithashtu mund të jetë në nivelin e tij në aftësitë drejtuese, por Lewis ka ekip më të mire. Hamilton do të bëhet lehtësisht kampion bote për të tetën herë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›