F1: Gp Australia, fiton Button

www.albania-sport.com - Emocione në Grand Prix të Australis, të fituar nga piloti i MecLaren, Jenson Button (1 orë 33 minuta e 36.531 sekonda), përpara Robert Kubica dhe Felipe Massa. Fernando Alonso e përfundoi garën në vendin e katërt. Sebastian Vettel, fituesi i pole position doli jashtë piste në xhiron e 26-të. Në vendet 5-10 u renditën respektivisht nga Rosberg, Hamilton, Liuzzi, Barrichello, Webber dhe Schumacher. Renditjen e pilotëve e kryeson pas dy garash, Fernando Alonso me 37 pikë, i ndjekur piloti tjetër i Ferrarit, Felipe Massa (33) dhe Jenson Batton (31). Michael Schumacher renditet i 8-ti me 9 pikë. Renditja e konstruktorëve kryesohet nga Ferrari me 70 pikë, McLaren-Mercedes (54) dhe Mercedes GP (29 pikë).
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Diele, 28 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili