Serie A, Roma mposht Interin 2-1

www.albania-sport.com - Roma triumfoi 2-1 me Interin në “Olimpiko” në një ndeshje ku u dhanë dhjetë kartonë të verdhë, ndërsa diferenca midis dy skuadrave kryesuese u reduktua në vetëm një pikë në favor të zikaltërve të Hoze Murinjos. Daniel De Rosi shënoi për Romën në minutën e 16-të, teksa Interit iu deshën plot 50 minuta për ta barazuar me të zakonshmin Diego Milito (66’). Luka Toni vulosi fitoren e Romës në minutën e 73-të, pavarësisht përpjekjeve të Interit për të dalë me të paktën një pikë nga kryeqyteti italian. Interi kishte fituar tre sezonet e fundit në Romë.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 27 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili