E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1, Hamilton del nga pista gjatë provave

Lewis Hamilton ka përplasur McLaren-in e tij në murin e gomave në sesionin e parë të provave për Cmimin e Madh të Gjermanisë, për shkak të shiut të dendur.

Hamilton, i cili nuk mbeti i lënduar, përfundoi vetëm 8 xhiro para se të dilte nga pista në kthesën numër tre dhe të pësonte përplasjen me murin, që dëmtoi seriozisht McLaren-in e tij.

Piloti i Force India, Adrian Sutil, një nga 6 gjermanët që kërkojnë lavdinë në shtëpinë e tyre, përfundoi provën.

Ndërsa Ferrari i Felipe Massa, pavarësisht disa rrotullimeve, doli i dyti pas Jenson Button.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›