Futboll, Liverpool zbret në Shkup

Klubi i famshëm anglez i futbollit, Liverpool mbërrin të enjten e ardhshme në Shkup, ku do të luajë një takim miqësor me një ekip vendas.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave në stadiumin “Filipi i Dytë”, “të kuqtë” do të luajnë kundër ekipit të Rabotnickit.
Trajneri i ekipit prestigjoz, Roy Johnson ka afat edhe ditën e sotme për të përfunduar transfertat e lojtarëve, me qëllim që futbollistët e rinj të jenë të pranishëm në ndeshjen që do të luhet në Shkup, më 29 korrik.