E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 Massa Duam ta mbyllim suksesshem


Pas Çmimit të Madh të Formula 1, në Monza, botërori do të vijojë në Japoni, një objektiv i qartë i Ferrarit dhe Felipe Massa-s.

“Do të jenë edhe gjashtë Çmime të Mëdha në dhjetë javë dhe objektivi ynë do të jetë të fitojmë ndonjë garë dhe ta mbyllim suksesshëm”, shprehet piloti brazilian.

“Na presin shumë pista të ndryshme dhe shpresojmë të arrijmë rezultate të mira në secilën prej tyre. Gjithashtu duhet të kemi parasysh se në këtë pikë të sezonit, zhvillimi teknik është orientuar drejt makinës së 2012-s dhe nuk do të ketë të reja”, theksoi Massa në faqen e Ferrarit.

Braziliani ka komentuar edhe garën e Monzës që e mbylli në vendin e gjashtë.

“Gjatë gjithë fundjavës ka qenë një atmosferë fantastike, sidomos nëse je një pilot i Ferrarit. Është mëkat që momentet e bukura këtë vit duket se nuk janë shumë për ne dhe kjo tendencë është konfirmuar edhe në Monza”, theksoi ai, duke iu referuar incidentit në fillim të garës me Webber.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Formula 1 F1, Kubica: Rekuperimi po ecën mirë
Robert Kubica, piloti polak i Formulës 1, po vazhdon me procesin e rekuperimit pas aksidentit shumë të rëndë që pësoi në 6 shkurt me një makinë rally në Itali dhe rikthimi i tij në gara është ende i paqartë. Vettel, piloti i rekordeve në Formulën 1
Sebastian Vettel është shumë pranë shpalljes kampion në Formula 1 për herë të dytë në karrierën e tij dhe të thyejë kështu rekordin e Fernando Alonsos si piloti kampion bote i dyfishtë më i ri në histori. Montezemolo: S’jemi në gjendjen optimale
“Me sa kam parë deri tani, nuk jemi në gjendjen më të mirë, por hesapet do t’i bëjmë të dielën mbrëma”. Red Bull me motor Renault deri në 2016
Skuderia austriake Red Bull, që dominon botërorin e Formulës 1 për pilotë dhe konstruktorë, dhe fabrikuesi francez i motorëve Renault, kanë njoftuar ditën e sotme në Monza zgjatjen e kontratës së bashkëpunimit mes tyre edhe për pesë vite të tjera.
F1, Alonso: Dua të fitoj në Monza
Fernando Alonso, piloti i Ferrarit, ka deklaruar se në vitin 2012 skuderia italiane duhet të fillojë të fitojë që në fillim të kampionatit botëror të Formulës 1 dhe për të arritur këtë “Kokëkuqja” do të fillojë punën që tani për tu përgatitur për sezonin e ardhshëm.

Lajmet kryesore

SHBA, presion Tiranës për Iranin
Clinton: Anuloni marrëveshjet me Teheranin
Beteja e humbur me korrupsionin
PE: Qeveria, presion TCH me piramidën
Hipotekimi i banesave, nënshkruhet memorandumi
Kosovë, arrestohen 13 serbë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›