E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1, Massa: Gara jonë u shkatërrua

“Gara jonë u shkatërrua”. Kështu është shprehur Felipe Massa për çmimin e Madh të Europës. Piloti brazilian i Ferrarit përfundoi jashtë zonës së pikëve në garën e zhvilluar të dielën në Valencia.

Shkak ka qenë Lewis Hamilton që me McLaren-Mercedes, ka kaluar safety car duke shkelur rregulloren.

“Anglezi është dënuar me vonesë dhe mund të vuante penalitetin kur doli i dyti pas Red Bull-it të Sebastian Vettel. Ishte çështje sekondash dhe ishim shumë pa fat pasi na u desh të qendronim pas 'safety car' për shumë kohë, ndërsa Vettel kishte mbetur përpara asaj dhe Hamilton vendosi ta kalonte”, shkruan Massa në ditarin e publikuar në faqen e internetit të kokëkuqes.

“Nuk është normale që të bësh shkelje pa pasoja”, theksoi Massa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›