Uruguai ‘blindon’ trajnerin Tabarez

Oscar Washington Tabarez do të qëndrojë në krye të bankinës së përfaqësueses së Uruguait edhe pas përfundimit të kampionatit botëror Afrika e Jugut 2010.
Ish trajnerit të Cagliarit dhe Milanit në Itali i skadon kontrata gjatë kësaj vere, por sipas shtypit jug-amerikan, Federata e Futbollit e Uruguait e ka ndërmend t’ia ofrojë vazhdimin e kontratës deri në vitin 2014.
Me selektorin Tabarez, Uruguai u kualifikua në çerekfinale të Botërorit 2010, ku do të përballet me Ganën.