Preferon Spanjën dhe Italinë

Fabio Coentrao do të rikthehet nga Afrika e Jugut me vetëdijen se ka bërë një Botëror të madh.
Ai mund të largohet nga Benfica gjatë kësaj vere, pasi skuadrat e mëdha evropiane janë vënë në shënjestër.
“Tash do të shkoj në pushime, më pas do të prezantohem në përgatitjet e Benficas, me të cilën kam kontratë deri në vitin 2015. Nuk e di nëse është ndonjë skuadër e gatshme të paguajë 30 milionë euro për klauzolën time, por nëse e bëjnë, do të jetë për të mirën time dhe të Benficas. Si të gjithë lojtarët, ëndërroj të luaj në nivele edhe më të larta, si në Spanjë ose Itali”, tha mbrojtësi i majtë portugez.