E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1, Mosley tratativa per uljen e kostove

Largimi i Hondes nga F1 ka shtyre presidentin e FIA-s Max Mosley te shpejtoje procedurat ne lidhje me reduktimin e kostove ne kete gare.

Mosley u ka derguar te gjitha skuadrave pjesemarrese ne F1 nje oferte shume here me pak te kushtueshme ne lidhje me motorin unik qe ka prezantuar “Coseorth”.

"E kemi analizuar oferten - shkruan Mosley - dhe tashme jemi ne tratativa me ‘Coseorth’”.

Kostoja per cdo skuader qe do te zgjedhe kete oferte do te zbrese ne menyre shume te shpejte, 6.42 milione euro ne sezon nga viti 2010 deri 2012.

Keto shpenzime bazohen ne shpresen qe te pakten 4 skuadra te firmosin akordin dhe nenkupton mbeshtetjen teknike ne te gjithe garat dhe provat zyrtare per me shume se 30 mije kilometra.

Mosley ka kerkuar nga skuadrat e Formula 1 nje pergjigje deri me 11 dhjetor, por sipas mediave evropiane mundesite e kjo gje te ndodhe ne kohen e kerkuar eshte pothuajse zero.

Disa ekipe te gares me te ndjekur automobilistike ne bote, e kane refuzuar prej kohesh kete ide te drejtuesve te FIA-s, nderkohe qe dy here kampioni i botes Fernando Alonso kercenoi me largim nga F1 nese do te aprovohet motori unik.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›