F1, Sebastian Vettel ne pole

Sebastian Vettel (Red Bull) do të niset të dielën nga pole position në Çmimin e Madh të Bahrain, gara e parë e Kampionatit Botëror të Formula 1. Piloti gjerman ishte më i shpejti, duke fiksuar kronometrin në kohën 1'54''101, përpara dy ferrasistëve, Felipe Massa dhe Fernando Alonso. I katërti Lewis Hamilton (McLaren), i pesti Nico Rosberg (Mercedes). Michael Schumacher është i shtati në linjën e nisjes, ndërkohë që kampioni në fuqi të botës, Jenson Button, i teti.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 13 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili