Andi Lila: Në verë shkoj jashtë

http://www.lojtaret.com/ - Andi Lila, mbrojtësi i Tiranës dhe i Kombëtares shqiptare (6 ndeshje), mund të luajë sezonin e fundit te 24-herë kampionët e Shqipërisë. Ish-lojtari i Besës bëri një performancë dinjitoze në miqësoren kundër Irlandës së Veriut, të fituar 1-0 nga “djemtë” e Josip Kuzhesë, njëherësh edhe fitorja e 50-të e kuqezinjve në ballafaqimet ndërkombëtare. Është vetë lojtari ai që e pohon largimin nga bardheblutë. “Ende nuk kam ndonjë gjë konkrete, por oferta me fjalë kam marrë”, - tha kavajasi 24-vjeçar. Lila, i cili ndodhet në sezonin e tij të dytë te kampionët në fuqi, ka pasur një eksperiencë të shkurtër me Iraklisin e Selanikut në Greqi (janar-maj 2007, 3 ndeshje).
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 13 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili