E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 gjeniu Newey fillon punen



Adrian Newey Mes festimeve të shumta pas fitores së Vettel në Cmimin e Madh të Koresë së Jugut nuk u vu re aspak mungesa e një pjesëtari shumë të rëndësishëm të skuderisë Red Bull.

Në gëzimin e skuderisë për fitimin e titullit kampion bote për konstruktorë mungonte Adrian Newey, i cili ka filluar punën “i ngujuar” në shtëpinë e tij për dizenjimin e makinës për vitin tjetër.

“Përqendrimi tashmë është për sezonin e ardhshëm sepse kemi vetëm 4 muaj kohë për të ndërtuar një makinë krejtësisht të re. Për këtë arsye Newey nuk erdhi në Kore, por ka filluar punën për makinën RB8”, u shpreh shefi i Red Bull, Christian Horner.

Lind pyetja: A mund të përmirësojë Newey edhe më shumë një makinë që ka dominuar plotësisht këtë sezon të Fomulës 1?

Mësohet se gjeniu i aerodinamikës nuk do të fillojë punën nga zero sepse rregullorja e Formulës 1 nuk do të pësojë ndryshime të mëdha në sezonin e ardhshëm. Vetë Newey shprehet: “Mund të them vetëm që do të habiteni nga makina e re RB8.”

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Formula 1 Renault, edhe 2 javë kohë për Kubica
Eric Boullier, shefi ekzekutiv i Lotus Renault, ka vendosur të zgjasë afatin e përgjigjes për pilotin Robert Kubica, i cili duhet të konfirmojë nëse mund të pilotojë apo jo sezonin e ardhshëm në kampionatin botëro të Formulës 1. Hamilton thyen hegjemoninë e Red Bull
Lewis Hamilton do të niset i pari në garën e nesërme në Korenë e Jugut, pasi regjistroi kohën më të shpejtë gjatë provave zyrtare të zhvilluar në mëngjesin e sotëm.
F1, Hamilton i pari në provat e lira
Provat e lira të Cmimit të Madh të Koresë së Jugut u zhvilluan në pistë të lagur. Në sesionin e parë shumica e pilotëve pothuajse nuk dolën për të xhiruar, ndërsa në sesionin e dytë të gjithë regjistruan kohët e tyre në pistën e Yeongam. Brawn: Vettel ka pasur makinën më të mirë
Ross Brawn, drejtori i ekipit Mercedes, mendon se sfida e vërtetë e Sebastian Vettel nuk është fitimi i titullit të tretë në Formula 1, por mbajtja e hegjemonisë së tij edhe kur të pilotojë një makinë më pak të shpejtë se Red Bull. Alonso: Nuk do të ketë tripletë për Vettel
Një ditë pasi Sebastian Vettel fitoi titullin e dytë kampion bote në Formula 1, piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, lëshon sfidën për në sezonin e ardhshëm.

Lajmet kryesore

Bulqizë, ndërpritet puna
Prokuroria sekuestron dokumentacionin e ACR-së
Mjekët: Një prej minatorëve, në koma
Meta-Prifti, nis ekspertiza
Nënë Tereza, 8 vjet nga Lumturimi
Tiranë, zjarr në një fabrikë vaji

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›