E Shtunë, 31 Tetor 2026

FAMILJA NE SHI DHE VULA E TURPIT OSE FTESE PER MINISTRIN BUMCI

Share


Maksim Sotiri

Zoti minister!
U bene rreth dy muaj qe Teatri Kombetar i Komedise, qe ju inaguruat ne fillim te vitit, po shfaq me shume sukses   komedine , Familaj ne shi me autor dhe rregji te Ilir Bezhanit. Ju,dhe vartesit tuaj sigurisht qe nuk keni patur kohe ta shihni e ta shijoni kete  tragjedi  te madhe te artit shqiptar ne demokraci;
keshtu do tju duhet te thoni, dhe mijra shqiptare do tiu besojne perseri ashtu si   kane besuar per rreth 20 vjet   mashtrimet e politikes duke u hequr zvarre ne tranzicionin e pafund .
Familja ne shi kjo tragjedi e krijuar  posacerisht  per tu dhene ne teatrin e komedise i ngjet shume  filmit  Kidnapped, nje prodhim spanjoll i viteve te fundit, ku nje bande shqiptaresh grabisin dhe vrasin nje familje te tere per tiu vjedhur pak para. Sigurisht ai ngjet shume edhe me gjithe propoganden greke te 20 viteve te fundit ku shqiptarve ju mungon vetem bishti. Ai ngjet shume me politiken serbe apo ku e di une se cfare qe duan ti paraqesin shqiptaret si njerez primitive e te pagdhendur
Por cila eshte fabula?? Tek Familja ne Shi nje cift intelektualesh shqiptare vjedhin femijen e mirebersit te tyre per para , dhe nje familje tjeter   komshije e tyre e shet kete femije jashte Shqiperise, per   para. Edhe tek filmi Kidnapped   tre shqiptare rembejene e vrasin nje familje te tere per pak para, por ndersa prodhimi spanjoll, eshte nje horror   me gjak dhe temerret e vdekjes se kesaj familjeje ,komedia Familje ne shi eshte gallate e rrembimit , a thua se kjo gje qepaskemi bere
ne shqiptaret eautorit  Bezhani, eshte per te qeshur??!!!
Mungon vetem gjaku per te shpikur nje zhaner te ri te artit, horrorkomedine e zotit Bezhani dhe Cipi.Ne fakt ata, (Beazhani dhe Cipi) nuk kane bere ndonje gje te madhe, madje duhen pergezuar sepse ata ashtu si edhe ju dhe politikanet e tjere sahanlepires duan tiu thone shqiptarve se Vula e turpit te ketij tranzicioni te sterstergjatur, jane  ata ,qe kane vuajtur dhe  vuajne skamjen e tyre  dhe jo ju, ju dhe qeveria juaj qe po i terhiqni pafund ne labirithnet e shereve pernsonale  per pushtet, dhe ne garen e rreme  te luftes kunder korrupsionit.Familja ne shi, eshte nje komedi apo trgjikomedi mund ta quani si te doni, per te cilen autori dhe Teatri Kombetar i Komedise, deklarojne me krenari ( mund te klikoni ne google ) se tregon vulen e turpit te tranzicionit shqiptar. Kete vule turpi zoti minister askush nuk ka te drejte tia faturoje popullit shqiptar, sepse ajo vule turpi per zvarritjen e shqiptarve eshte dhe do te mbetet e races se politikaneve shqiptare qe uzurpuan pushtin dhe e pseudoartisteve si Bezhani apo Cipi qe behen biletashitsit e kesaj fature te kalbur duke zvaritur neper skene aktoret e shkelqyer   si Xhevair Zeneli etj ,qe ju i keni shendruar ne endacake qe pranojne te luajne apo te shfaqen per buken e gojes.
Institucioni qe ju drejtorni zoti Minister nuk ka censure, sigurisht,  sepse ne jemi nje shtet demokratik e nuk mund te kemi censure, edhe kur preken interesat kombetare ashtu sic ka Amerika, Gjermania apo cdo shtet perendimor  e lindor. Ju duhet ta keni harruar qe ne Amerike te arrestojne edhe pa mandat gjyqesor kur preken interesat kombetare! ? Ju keni detyra me te rendesishme politike e nuk mund te rrine e te merreni me tragjedite e teatrit te komedise qe sapo na
inaguruat, dhe as me problemet e Shqiperise;  me ato le te merret bota dhe ambasadoret e huaj ne Shqiperi,  zoti minister, apo jo?
Zoti Minister , po ju dergojme kete ftese, sepse ka dy muaj qe Familja ne Shi shfaqet dhe askush nuk flet! Askush nga artistet qe ju i keni katandisur ne rrogetare te mjere qe po te flasin ju iken buka e femijve, duke realizuar keshtu ndaj tyre nje masaker e diktature me te madhe se ajo komuniste.
Komunistet zoti minister mbeshteten nga halli edhe gjigande si Kadareja kurse ju i keni shendruar ne kukulla te llojit te Bulkut, e te Kabashit, qe dalin dhe na recitojne vjershat e delirit te doktor Berishes.Merreni zonjen Topalli ashtu si bete edhe ne inagurimin e teatrit dhe shkoni te premte ose te shtune te shijoni alibine e deshtimeve te politikes. Merreni dhe shkoni te shikoni se si artistet shqiptare ne antiteze te plote me artistet e medhenj te Rilindjes Kombetare , ju thone shqiptarve
se Vula e turpit jane ata.
Rilindasit ju thane shqiptarve  te vertetat e madheshtise se tyre per ti ringritur. Ata, me veprat e tyre te mrekullueshme, ju thane shqiptarve se jane me kulture te lashte, se jane vitale, se jane te qyteteruar dhe shume e shume cilesi, qe ne, vertet, i kemi, zoti Minister.Ndersa, ju, dhe te derguarit e Luciferit, ne Spanje, Greqi, Serbi , ju thoni shqiptarve se jane primitive e te pagedhendur sepse keshtu ju duhet qe ti sundoni e ti drejtoni nga qytetrimi satanik qe keni importuar bashke me dretuesit tuaj, nga diktatura komuniste.
Me mire eshte te gjeni ndonje arsye per   te thene se komedia nuk eshte antishqiptare, per kete , ju duhet vetem nje deux ex machina ashtu si ajo e autorve te komedise  qe e sjellin femijen e shitur perseri   ne Shqiperi.

Ju mund te thoni pershembull se autori i keture rreshtave eshte kunder PD, se eshte I shitur tek socialistet apo tek aleanca kuq e zi, ose gjeni ndonje shqiptar te lodhur apo aktor te lodhur, si ai shqiptaroamerikani qe keni gjetur ne yotube kunder zotit Kreshnik Spahiu,e  qe thoshte se eshte kunder levizjes kuq e zi per shkak se ata perkrahin   Gjergji Bojazhiun??!!!., ja, keto jane   komedi me te bukura se Familja ne shi , apo jo?
Zoti Minister
Kastirot Cipin dhe  Ilir Bezhanin, Doktori, duhet  ti fute ne keshillin drejtues te PD, ne se akoma nuk i ka futur. Ata e bene detyren e tyre, ju thane shqiptarve qe e kane ata, fajin e jo, ju, politikanet, madje e bene mire sepse i bene te qeshin,   e te hargalisen , me fatkeqsine qe ju dhe raca juaj , ju shkaktuat. E meritojne shperblimin apo jo? Ose mund te zbatoni skenarin e perhershem qesharak   ku : ka vendosur keshilli artistik , e ka fajin e majta sepse Cipi ka qene i porositur si ish nendrejtor i TK. Ka shume menyra per te dale nga situata!
Vetem nje gje mbete pergjithmone zoti Minister , ANTISHQIPTARIZMI, i cili nuk eshte si korrupsioni, per te cilin ju,u ngjiret duke e luftuar. ANTISHQIPTARIZMI juaj, Zoti Minister,  vonon dhe terheq zvarre endrren e shqiptarve per integrim, ashtu si manovrat tuaj politike per te mbajtur dhe zgjatur jeten e pushtetit tuaj.Ajo qe ju ka munguar dhe ju eshte fshehur shqiptarve, per kaq e kaq vite eshte ANTISHQIPTARIZMI. Idealizoni luften kuder korrupsionit, per te genjyer, me drejtesine tuaj, ata qe i keni zene per gryke e po i terheqin  ne humneren e pushtetit tuaj, dhe mos ju tregoni arsyen kryesore, ANTISHQIPTARIZMIN E SHTRESES POLITKE QE I DREJTON.
Gjeni, shqiptare, serbe, greke, spanjolle apo cfare te doni qe tiu tregojne shqiptarve se jane te pagdhendur e primitive dhe se e kane ata fajin , dhe jo Ju, qe po beni te  kalojne breza te tere duke ju pritur, ju,  ne besnikrine dhe ndershmerine qe karakterizon shpirtin e

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›