E Shtunë, 31 Tetor 2026

Himni Kombëtar dhe fushata e re kundër tij

Share


Nga Aristotel  Mici
Gjithë mesazhi patriotik i  poezisë së Asdrenit për Himnin  Kombëtar ishte dhe është që shqiptarët të jenë të bashkuar  për rretrh Flamurit, simbolit të tyre historik aq të lashtë.
.Po ndërsa Asdreni,. si  Rilindas i shquar, ngre lartë, më 1908, frymën e bashkimit të kombit, avokati Igli Totozani me deklarimin e tij ndryshoni Himnin, mbjell përçarjen në një kohë shumë trazuar ekonomike dhe politike.
Për më shumë se nje shekull ky Himn ka qenë  preludi i tërë aktiviteteve patriotike, kulturore, artistike e sportive për të gjithë  shqiptarët kudo që janë. Dhe, për më tëpër, për  atë pjese të madhe të kombit që gjendët jashtë atdheut, ky himn ka qenë një fill i fuqishem që lidhte dhe lidh tërë zemrat e shqiptarëve me trungun kombëtar. Kurse deklarimi i këtij avokat është një thikë që e prêt këtë fill, duke lenduar gjithë zemrat shqiptare. Ndërsa  Himni Kombëtar  për nje qind e katër vjet rresht ushqente  dhe ushqen rrënjët e shqiparizmës  në çdo vend, deklarimi i  avokat Iglit u vë kazmën këtyre rrënjëve.

Çudi e madhe se si përseritët  historia antiHimn.!!                                                       Ky avokat nuk është i pari që  nis një betjë me simbolin mbarëkombëtar të Himnit. Në shekullin e kaluar kanë ndodhur tre rebelime kundër  Himnit Kombëtar.

Dy kundërvenie ishin gjat kohës së Monarkisë. Po ato u shuan si flakë kashtë, sepse patriotët e vertetë demokratë ngritën zerin në mbrojtje të rendesise dhe vlerave historike, të papërsëritshme të këtij  Himni. Po në qoftë se  gjat kohës së mbretërise Himni nuk u prek, ai u cenua në betëjën e tretë, gjat diktaturës moniste. Udhëheqja komuniste arriti të hiqte strofen, ku ishtë fjala Zot.

Ndërsa tani, në shekullin XXI, kur sa ka filluar kryqezata e katërt antiHimn, avokat Iglin nuk e tremb fjala Zot në poezinë e Asdrenit, po atë e shqetëson fjala burre. I  prekur nga kjo fjalë ai nuk  jep një opinion, po një gjykim kategorik: Ndërroni Himnin. Duke qenë i veshur edhe me ndajshtimin, avokati i popullit, ai nga nje anë godit simbolin kombëtar të Himnit, dhe nga ana tjetër  përpiqet , gjoja, të mbrojë të drejtat e grave edhe brenda  Himnit, gje qe nuk ua paska bërë në kohën e vetë të Rilindjes  Asdreni. Si nje avokat që mbron  të drejtat e çdo grupimi shoqëror, ai  thekson  mendimin se përfshirja edhe e grave në Himnin Kombëtar, i cili është shkruar nga Asdreni me 1908, do të ishtë nje sinjal pozitiv për barazinë gjinore. Nuk është e veshirë të dallosh në këtë thënie të avokatit krahas fallcitëtit sociologjik për barazinë e grave me burrat, edhe anën profanë lidhur  me poetiken, stilistiken edhe rregullat e vjersherimit; dihet se poetët mendojnë dhe me figura artistike përms metaforave, simboleve, metonimise, a po sinëkdokes, dhe është kjo  e fundit qe të lejon të shprehesh pjesen për të tëren...                                                                                                                             Po të arsyetojme në mënyrë deduktive, mbështetur te ky gjykimi atëherë mjere poezija shqiptare se si do të rishikohet dhe redaktohet.
Tani, tek degjoj  shpërfilljen qe po i behen Himnit Kombëtar në këtë kryqezatë të katërt kunder tij, më vjen  ndermend vlerësimi i lartë që i bentë  Hile Mosi, atë kohe kur e solli atë në Atdhe, siç e deshmon Lasgushi në vepren e tij:Fjalët e Himnit   Hilë Mosi i pëlqente tëresisht.Asdreni atyre iu ka dhënë  mjaftë shkendija nga shpirti kryengritës  (L.Poradeci,Vep. f.370).
Himni Kombëtar , sot, në vitin jubilar të njëqindvjetorit  të pavarësisë  në horizontin e shqiptarizmes është si një lis  hijerëndë, që ka zënë rrënjë në ndërgjegjen kombëtare dhe nuk besoj se ka për tu shkulur nga zemratë shqiptare.
Le të kemi besim  se ai do ta përballojë edhe këtë sulm të kryqëzatës së katërt antiHimn të këtij shekulli të ri, sepse ai  tashme eshte bere pjese e ndergjegjes kombëtare, me gjithe atë opinioni patriotic nuk duhet të flerë gjume, sepse kalorësit e kesaj kryqëzate aspak dinjitoze i kanë hedhur shigjetat e para. Dhe ndër kohë po mprëhin jataganët e Ballaban Pashë Baderes. Ndersa Ballaban Pasha luftontë kunder kombit për lavdinë  e turpshme, këta kalorës luftojnë simbolin mbarëkombëtar, Himnin e  Kombit. Dhe, largqoftë, po e arritën këtë qellim, ata mund të ëndërrojnë  betëjen tjetër, sulmin kundër vetë  Flamurit, duke  i gjetur lloj-lloj kleçkash.                                                                                             Re të turbullta thashë ethemesh  kunder Himnit Kombëtar po afrohen gjithnje e më shume edhe në këtë vit jubiular, po le të shpresojme se ato do të davariten dhe mbare kombi nuk do të mbetet pa këtë simbol tanime shekullor. Me këtë rast le të shpresojme te fjalet e Asdrenit se kombe shuhen përmbi dhe, po Shqipëria do të rrojë.

Është detyrë e çdo qytetari për të ruajtur me sa mundet simbolet kombëtare. Një komb që nuk bën kujdes për ruajtjen e simboleve, dëmton imazhin e tij para botës. Gjithësesi bota e qytëtëruar i ruan simbolet, nuk i prek ato, qofshin  materiale, a po kulturore.
Nuk mund ta mbyll këtë shkrim pa treguar konkretisht  kontrastin qe duket midis thënieve të Lagush Poradecit për Himnin  Mbarekombëtar dhe deklarimeve të   kalorsëve të Kryqëzatës së Katërt antiHimn sot:
Prej grupit të kengetareve shqiptare të mergimit mori lindjen  Himni  Kombëtar, me fjalet e të cilit në gojë luftonin çetat  kryengritësve dhe vdisnin vdekjen e ëmbël dëshmoret e  lirise(L. Poradeci, Vepra Letrare, f.369

Në se Himni u përhaps në tëre Shqipërinë, duke zotëruar zemrat shqiptare, kjo ngjau se populli e gjeti të pelqyer, nga gjiri i tij i dha trajtën dhe frymen, vetë e shenjtëroi.(L. P. Vepraf. 371.
A nuk  bejnë nje antitëze të dukshme keto citime  të nxjera nga vepra e Princit të poezisë shqiptare, krahasuar me deklarimin katëgorik: Ndërroni himnin ?

Aq sa është e ligjshme dhe normale ruajtja e të drejtave të qytëtareve dhe e shtresave shoqerore, po aq është fisnike dhe ruajtja e simboleve kombëtare nga kushdo. Në këtë kuptim mendojme se është e pahijeshme që një avokat të stimulojë fushatën antiHimn.                                                                                                                           Po në rastin ë Himnit Kombëtar , kur flasim dhë diskutojmë për të duhet pasur parasysh edhe qenien e tij si  si simbol mbarekombëtar. Këtë ngjyrim simbolik atij ia dha momenti historik. Ky himn qe erdhi fillimisht në Korçë,më 1908, u perhap në  tërë Shqipërinë. Dhe kur qe kenduar për katër vjet me radhë në fushë e në mal, në qytët e në fshat, u fut dhe në Kuvendin  historik të Vlorës. U këndua dhe u firmos nga delegatët e atij kuvendi mbarekombëtar me në krye Ismail Qemal Bej Vlora.  U bekua dhe u shenjtërua prej Tij.
Duke shoqeruar ngritjen ë flamurit më 28 Nëntor 1912, Himni i Flamurit është bërë qysh në atë kohë një fakt historik, Himn i Kombit, nje simbol mbarekombëtar. Asnje himn tjetër, sado i përsosur qe të jetë nuk mund ta zevendesoj atë.                                                           Prandaj në këtë vit të 100 vjetorit të  Pavaresise, gjithe shqiptaret kudo qe janë, të tregojnë dashuri dhe  nder edhe ta lartësojnë këtë Himn për frymen e tij të shqipetarizmes dhe të bashkimit kombëtar.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›