FAO Ne bote 925 milione njerez po vdesin urie
Uashington 15 tetor NOA - Mese 925 milione njerez rezultojne qe jetojne aktualisht ne nje gjendje kronike nga uria dhe kequshqyerja shifer kjo per te cilen bota nuk mund te tregoje shenje pajtueshmerie dhe te tregohet indiferente.
Keshtu ka pohuar Jacques Diouf drejtor i Pergjithshem i FAO-s ne Diten Boterore te Ushqimit ku ai vuri ne dukje se ka 30 vende qe jane ne nje gjendje te jashtezakonshme ushqimi dhe nga keto 21 jane ne Afrike.
Sipas FAO-s numri i njerezve te uritur ende aq i larte eshte per shkak te lenies pas dore te botes ne pergjithesi te investimeve ne bujqesi.
Ne te vertete - ka stigmatizuar Diouf - pjesa e ndihmes zyrtare per
bujqesine ra nga 19 qe ishte ne vitin 1980 ne vetem 6 ne vitin 2006. Nder
problemet me serioze paqendrueshmeria e tregut dhe paqendrueshmerine e
cmimeve te cilat perbejne nje kercenim real per sigurine e ushqimit.
Sipas Diouf prodhimi bujqesor duhet te rritet me deri ne nivelin prej 70 ne vitin 2050 per te ushqyer 9.1 miliarde njerez qe jetojne ne planet.
Por e ardhmja gjithsesi nuk eshte aq e erret sa duket sepse sipas Diouf planeti eshte ne gjendje per te ushqyer por duhet te punojme qe te gjithe per te rritur prodhimin bujqesor nepermjet zhvillimit.
n.e/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/32403-fao-ne-bote-925-milione-njerez-po-vdesin-urietitleFAO Ne bote 925 milione njerez po vdesin urietheme blue nickagjencianoa