Importimi i plehrave qeveria firmos vendimin
Me 13 tetor te ketij viti Keshilli i Ministrave miratoi listen e mbetjeve qe do te lejohen te importohen nga vende te ndryshme te botes me qellime riciklimi dhe perpunimi. Edhe pse blerja e mbetjeve nga jashte eshte kundershtuar nga opozita e vitit 2004 dhe kryetari i saj Sali Berisha sot situata ka ndryshuar. Zevendesministri i Mjedisit Taulant Bino ka sqaruar se bizneset e riciklimit ne Shqiperi kane mungesa te medha ne lenden e pare pasi ne vend nuk funksionon ndarja e mbetjeve sipas perberjes.
Do te ishte shume mire qe industria e riciklimit te mbeshtetej me burimet e brendshme por per fat te keq ne Shqiperi nuk ka grumbullim te vecuar te mbetjeve. Atehere industria i drejtohet tregut te huaj dhe ne Shqiperi sillen vetem lende te para qe jane produkte te ricikluara - ka deklaruar Bino.
Kontrolli
Ne lidhje me mundesin e pengimit qe importi i mbetjeve nga jashte mund ti shkaktoje infrastruktures se brendshme te menaxhimit te mbetjeve dhe ngjashmerise me projektvendimin e vitit 2004 Bino ka theksuar se leja qe jepet eshte vjetore dhe do te kete nje sistem kontrolli. Ministria e Mjedisit kontrollon fabriken per kapacitetet perpunuese vjetore te saj. Po ashtu do te kete edhe kontroll te doganave. Deputeti i Partise Socialiste dhe ish-zevendesministri i Mjedisit Besnik Bare mendon se ky vendim eshte marre pa u pyetur qytetaret dhe do ti hape rruge korrupsionit. Ky vendim nuk eshte transparent nuk eshte bere ne konsultim me publikun me shoqatat. KE ka nje projekt per menaxhimin e mbetjeve urbane dhe eshte e parakohshme qe vendimi te merrej tani. Lidhur me eksportin me mbetjeve urbane nga vendet e zhvilluara ne te pazhvilluara perfshihen edhe elemente mafioze qe kane nje fitim te jashtezakonshem - ka deklaruar Bare.
Shoqatat
Shoqatat e Mjedisit permes nje deklarate e kane cilesuar te papranueshem kete vendim te Keshillit te Ministrave. Shqiperia nuk mundet per shume arsye te pranoje importin e plehrave nga Europa. Eshte nje vazhdimesi e projektit te 2004 dhe ne nuk do te donim qe qeveria e 2010 te ishte ne kete linje. Ne do ta kundershtojme kete gje thone perfaqesues te Shoqates se Mjedisit. Ambientalistet kane deklaruar se do te kundershtojne kete vendim i cili bie ndesh me strategjine e qeverise per ta zhvilluar Shqiperine si nje vend turistik.
VENDIMI
1- Miratimin e listave te mbetjeve qe lejohen te importohen per qellime perdorimi riciklimi dhe perpunimi.
2- Importimi lejohet duke u bazuar ne kodet dhe titujt e mbetjeve.
3- Mbetjet qe do te lejohet te importohen duhet te jene te listuara.
4- Ndalohet importimi i mbetjeve ne rastet kur ato permbajne mbetje e materiale te rrezikshme.
5- Listat e mbetjeve te miratuara me kete vendim rishikohen dhe plotesohen ne perputhje me thellimin e perafrimit dhe sipas amendimeve te akteve perkatese te BE-se nga te cilat ato jane marre.
6- Mbetjet importohen dhe ruhen te ndara sipas llojit qe tregohet ne kodin dhe titullin e tyre.
7- Mbetjet e lejuara per importim sipas ketij vendimi ruhen ne vende te posacme dhe ne kushte te pershtatshme magazinimi brenda territorit ku kryhet veprimtaria e miratuar per perdorimin perpunimin dhe riciklimin e tyre.
8- Importi behet sipas rregullave te percaktuara ne Vendimin Nr.806 date 4.12.2003 te Keshillit te Ministrave Per miratimin e rregullave e procedurave per importimin e mbetjeve me qellim perdorimi perpunimi e riciklimi duke plotesuar fillimisht formularet
9- Ngarkohen Ministria e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave dhe Drejtoria e Pergjithshme e Doganave per zbatimin e ketij vendimi.
Marreveshja per seksionet dygjuheshe shqiptaro- franceze
Mundesite e reja te zhvillimit ne arsimin shqiptar permes bashkepunimeve te suksesshme
Dje ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences MASH u nenshkrua Marreveshja Administrative per seksionet dygjuheshe shqiptaro-franceze ndermjet MASH dhe Ministrise se Puneve te Jashtme dhe Evropiane te Frances. Per palen shqiptare marreveshja u nenshkrua nga Ministri i Arsimit dhe Shkences se Republikes se Shqiperise Myqerem Tafaj dhe ne emer te Ministrise se Puneve te Jashtme dhe Europiane te Frances nga ambasadorja e Frances ne Tirane znj. Maryse Daviet. Ne fjalen e tij Ministri Tafaj theksoi nder te tjera se Gjuha frenge si nje nga gjuhet baze te Keshillit te Europes eshte gjuha e dyte me e rendesishme ne sistemin tone arsimor. Ajo shtrihet ne te gjithe sistemin parauniversitar si gjuhe e huaj e pare e detyruar dhe si gjuhe e huaj e dyte nga klasa III e ciklit te ulet deri ne klasen XII te gjimnazit dhe arsimit profesional. Gjithashtu gjuha franceze ofrohet si program studimi universitar ne disa universitete te vendit. Te gjitha keto jane rezultate te angazhimit te vendit tone perkrah vendeve te frankofonise. Per me teper nenshkrimi i kesaj marreveshjeje administrative shtron para kuadrit mesimor dhe drejtues ne Korce Tirane Elbasan dhe Shkoder kerkesa te qarta per nivelin gjuhesor te mesuesve dhe nxenesve duke iu referuar dokumentit standardizues europian - Kuadrit te Perbashket Evropian te Referencave per Gjuhet. Rrjedhimisht per ne dalin ne plan te pare angazhime edhe me te medha serioze dhe konkrete duke synuar qe Seksionet shqiptaro-franceze te jene shkolla te ekselences ne fushen e pergatitjes se kuadrove shqiptare frankofone qe do te kontribuojne ne procesin integrues te Shqiperise ne BE.
Marreveshja
Mundesite e trajnimit per mesuesit shqiptare
Ky nivel gjuhesor do tu mundesoje nxenesve te seksioneve diploma te certifikuara nga autoritetet franceze dhe njohje te provimit te gjuhes per studentet e huaj qe deshirojne te studiojne ne France. Trajnimi i mesuesve kryesisht te atyre qe japin lendet shkencore ne gjuhen frenge eshte nje synim i vazhduar i autoriteteve franceze permes kualifikimeve te rregullta te France dhe vende te tjera. Maryse Daviet konfirmoi gatishmerine e Ministrise se Puneve te Jashtme dhe Evropiane te Republikes se Frances per ta ngritur ne nje stad te ri nivelin e mesimit te gjuhes frenge ne vendin tone. Seksionet dygjuheshe shqiptaro-franceze nisen te zbatohen ne sistemin shkollor shqiptar ne 1998 te mbeshtetura edhe ne pervojen e Liceut Francez ne Korce. Ato paraqesin nje nga tendencat me te reja ne arsimin europian ate te shkollimit ne dy gjuhe te huaja.
15 Tetor 2010