E Enjte, 5 Nëntor 2026

BSH: Depozitat në monedhën vendase 530 miliardë lekë

 

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, depozitat bankare në monedhën vendase lek shënuan nivelin 530 miliardë lekë në fund të shtatorit të këtij viti.

Sipas BSH-së, krahasuar me muajin gusht kursimet në monedhën vendase janë rritur lehtë me 0.2%, ndërsa të total depozitat në sektorin bankar kanë vijuar rritjen për të dytin vit rresht.

Depozitat në lekë përbënin 46.3 % të totalit dhe me bazë vjetore ato kanë shënuar një rritje me gati 1 %, si rrjedhojë e shtimit më të shpejtë të kursimeve në monedhën vendase, në raport me valutat, kryesisht me euron.

BSH-ja bën të ditur se, për shtatorin, totali i depozitave në paranë e gjerë fiksohet në 1.18 trilionë lekë, nga 1.17 trilionë lekë që ishte në muajin gusht.

Ndërkohë që depozitat në valutë arrijnë në nivelin 654 miliardë lekë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›