FBI, 1 milion dollarë për informacionet në lidhje me ish agjentin

FBI do të japë 1 milion dollarë shpërblim për personi I cili do të japë informacione për vendodhjen e ish agjentit të saj, Robert A. Levinson, i cili u zhduk nga ishulli Kish i Iranit, para pesë vitesh.
Familja e Levinson, vitin e kaluar, ka publikuar një video të rrëmbyesve në të cilën ish agjenti i FBI-së, e përshkruan zënien e tij dhe kërkon që qeveria e Shteteve të Bashkuara ta ndihmoj.
Kjo video i ishte dërguar familjes me email, në vitin 2010, nga rrëmbyesit e Levinson. Rrëmbyesit nuk kanë bërë kërkesa për lirimin e tij.
Robert A. Levinson ishte pensionuar nga FBI dhe punonte si hetues privat kur në mars të vitit 2007, udhëtoi për në Iran. Familja e tij thotë se ai kishte arritur në ishullin Kish për shkak të një hetimi lidhur me kontrabandën e cigareve.