E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video me tortura në spitalet e Sirisë

Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Televizioni Britanik theksojnë se kanë video që duket se paraqesin pacientët që torturohen në spitalet e Sirisë.
Zyrtari i OKB-së për të drejtat e njeriut, Rupert Kolvill, tha sot se videot që i ka OKB-ja, tregojnë personelin e sigurisë dhe atë mjekësor në qytetet Homs dhe Lakatia, duke rrahur dhe goditur me elektroshok, pacientët e plagosur.
 

Dekrata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara u bë pasi Kanali 4 Britanik ka transmetuar një video që duket se tregon pacientët me sy të mbuluar në spitalin ushtarak në Homs, të shtrirë afër kamxhikëve dhe kabllove elektrike.
 

Në video citohet një dëshmitar që thotë se të burgosurit ishin rrahur dhe se u ishin thyer këmbët. Homs është qendër e goditjes në rritje të forcave qeveritare ndaj protestuesve kundër presidentit Bashar al-Asad.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›