E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia gjobit kompanine Apple

Një gjykatë italiane gjobiti me 900 mijë euro “Apple”, pasi u vërtetua që dega italiane e kompanisë nuk kishte respektuar si duhej garancitë e dhëna për klientët.

Autoritetet Antitrust të vendit ishin ato që paditën kompaninë, e cila nuk kishte respektuar detyrimin ligjor për të dhënë garanci 2-vjeçare, duke i ofruar klientëve të saj ndihmë teknike vetëm në vitin e parë pas blerjes së produktit.

Në shpalljen e fajësisë, u argumentua se veprimi i firmës ka detyruar që shumë klientë të paguajnë në mënyrë abuzive për asistencën teknike. “Apple” nuk ka komentuar mbi këtë ndëshkim.

Autoriteti Antitrust shtoi se gjithashtu, “Apple ItaliaItali, projekti i “shpëtimit” në SenatItali, ekonomia zyrtarisht në recensionItali, barazpeshimi bilancit sanksionohet në Kushtetutë Italia” është i detyruar të publikojë zyrtarisht njoftimin në faqen e tij të internetit dhe në pikat e saj, në të njëjtën kohë që detyrohet të përfshirë garancinë e re 2-vjeçare në paketat e iPhone, iPad dhe produkteve të tjera që tregëton. Të gjithë këto ndryshime duhet të realizohen në 90 ditët e ardhshme.
Italia
Itali, projekti i “shpëtimit” në Senat
Itali, ekonomia zyrtarisht në recension
Itali, barazpeshimi bilancit sanksionohet në Kushtetutë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›