E Diel, 1 Nëntor 2026

Analiza vjetore e Ministrisë së Ekonomisë, Naço: 2011-a, viti i privatizimeve, u ndërtuan 50 HEC-e

19-01-2012 / Gazeta 55

Vitit 2011 shënoi nisjen e një procesi të gjatë privatizimesh të çdo aseti shtetëror, që do të përfshijë plot 1200 objekte. Aktualisht janë gati dokumentat për 440 asete shetërore, me një vlerë prej rreth 6 miliardë lekë, dosje të cilat kanë mbërritur në Minsitrinë e Financave. Tenderi, i cili do të jetë i përmasave ndërkombëtare pritet të hapet në mars. Parashikohet që këto të ardhura të jenë një kontribut i madh në zbutjen e defiçitit buxhetor dhe uljen e borxhit publik.
Një gjë e tillë u bë e ditur nga ministri i Ekonomisë, Nasip Naço gjatë analizës 1 vjeçare të dikasterit që ai drejton.
Gjithashtu, ministri Naço theksoi se gjatë këtij viti ishte e sukesesshme dhe dhënia me qera e objekteve shtetërore, ku u punësuan 5 mijë vetë.
Ndër të tjera, Ministri i Ekonomisë bëri më dije se në vitet e fundit janë dhënë leje koncensionare për ndërtimin e 300 hidrocentraleve, ku vetëm për vititn 2011 janë dhënë leje për ndërtimin e 50 të tillëve.
Nisjen nga puna e një numri të vogël hidrocentraleve në fund të vitit të shkuar, minsitri Naço e argumentoi me vështirësitë e investitorëve për shkak të përhapjes së krizës ekonomike në rajon dhe më gjërë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›