E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE, Wollfarth: Opozita të mos prishë konsensusin, i rëndësishëm për integrimin

19-01-2012 / Gazeta 55

Ambasadori i OSBE-së më Tiranë, Eugen Wollfarth ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend. Kështu, në një prononcim për shtyp kreu i prezencës së OSBE-së i bëri apel klasës politike në vend që të vijojë konsensusin, për të bërë të muundur votimin e ligjeve që kërkojnë 3/5 në Kuvend. “Konsensusi mes palëve është shumë i rëndësishëm për integrimin. Për këtë arsye, duhet që të vijojë konsensusi për ligjet me 3/5”, deklaroi ambasadori i OSBE-së, lidhur me një çështje të tillë. Gjithashtu, Wollfarth u ndal dhe në debatin më të fundit të hapur në skenën politike, konkretisht në nismën e PD-së për hetimin ndaj, Kreshnik Spahiut.
“Kuvendi është vendi i duhur për të diskutuar dhe në këtë institucion diskutohet për zyrtarët e lartë. Duhet që të jetë i qartë pozicioni i çdo funksionari të lartë, i cili duhet të kryejë detyrën në respekt të rregullave kushtetuese”, vlerësoi ambasadori Wollfarth.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›