E Diel, 1 Nëntor 2026

FBI sjell filmimet dhe fotot e 21 janarit

Share

Byroja Federale e Investigimit ka ekzekutuar një letër- porosi tjetër të drejtësisë shqiptare për provat e dosjes së 21 janarit. Siç raporton e përditshmja Shqip, pas ekzaminimit në laboratorët e SHBA të serverit të kryeministrisë, tashmë kanë ardhur përgjigjet për filmimet dhe fotot e realizuara në demonstratë. Janë gjithsej 32 video që kanë të bëjnë me vrasjen e demonstruesve, thanë burime nga prokuroria. Ka dyshime se disa filmime kanë kapur momente të vrasjeve në bulevard dhe pas pastrimit mund të identifikohen se nga kanë ardhur plumbat. Dje Shqip raportoi se ka ngjashmëri mes predhave të gjetur në trupat e Ziver Veizit dhe Aleks Nikës. Megjithatë FBI thotë se për shkak të mungesës së shenjave korresponduese mikroskopike me vlerë, këto predha nuk mund të identifikohen si të qitura nga e njëjta tytë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›