Mazhoranca tërhiqet: Protestat e mosbindja civile nuk janë akte terroriste
Share
Partia Demokratike është tërhequr nga propozimi i saj për ti quajtur akte terroriste disa akte politike si protestat dhe mosbindja civile. Pas këmbënguljes së opozitës është vendosur që të bëhet ndryshimi në nenin përkatës. Aktet që shkaktojnë ndërprerjen e një shërbimi të rëndësishëm, sistemi veprimtarie publike ose private si rezultat i protestës, mosbindjes civile ose grevës, nuk do konsiderohen vepra me qëllime terroriste në kuptim të këtij neni, thuhet në ndryshimet e propozuara.
Ndërkohë që mazhoranca e opozita nuk po bien ende në konsensus në lidhje me propozimin për të legalizuar prostitucionin në vend.