E Shtunë, 31 Tetor 2026

FBI vë në pikëpyetje ndershmërinë dhe moralin e Xhobsit

Dosjet për ish-drejtuesin e “Apple”-it ishin përgatitur pasi ai ishte marrë në konsideratë për një emërim presidencial në vitin 1991 gjatë kohës që në krye të SHBA-ve ishte George W Bush.

Dokumentet po ashtu thonë se Xhobsi ka qenë viktimë e një kërcënimi me bombë në vitin 1985. Në këto dosje nënvizohet konvertimi i Xhobsit në budist si dhe përdorimi i drogës.

Dokumentet u bënë publike të enjten për shkak të ligjeve për lirinë e informimit dhe u postuan në uebsajtin e FBI-së.

“Shumë individë kanë vënë në pikëpyetje ndershmërinë e Xhobsit duke theksuar se ai do të mohonte të vërtetën dhe të shtrembëronte realitetin në mënyrë që të arrinte qëllimet e tij”, thuhet në përmbledhjen e FBI-së.

Vetë Xhobs, i cili ndërroi jetë pesë muaj më pari pasi prej vitesh vuante nga kanceri, ka pranuar se ka përdorur disa droga, përfshirë edhe LSD në vitet 1970, shkruan “BBC”-ja.

Komentet e pafavorshme për babanë e “Apple”-it u mblodhën gjatë një kontrolli të së kaluarës që nuk e ndaloi Xhobsin të emërohej në një post pa portofol si këshilltar i Presidentit për politikat e eksporteve./Start/

                                                                                             2012-02-10 10:12
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›