“Gërdeci”, Shefi i Shtabit, Luan Hoxha ikën me familjen në SHBA

Ish-zyrtari i lartë i Forcave të Armatosura, mësohet se ka lënë Shqipërinë në datën 1 janar 2012, duke u larguar siç thuhet zyrtarisht, “së bashku me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Nga burime jozyrtare, “Panorama” ka mësuar se gjenerali Luan Hoxha nuk është paraqitur në punë në Tiranë që nga data 1 janar 2012. Ai jepte mësim si pedagog në disa institucione arsimore, me të cilat ka ndërprerë kontratat që nga fillimi i janarit. Në lidhje me largimin nga Shqipëria te gjeneralit të akuzuar në dosjen “Gërdeci”, zyrtarët e Prokurorisë së Tiranës konfirmuan mbrëmë vetëm faktin se Luan Hoxha, prej muajsh nuk paraqitet në gjyq.
Sipas burimeve nga organi i akuzës, Prokuroria apo Gjykata nuk kishin vendosur ndaj Luan Hoxhës ndonjë masë ndalimi për të dalë jashtë Shqipërisë. Në këto kushte, sipas burimeve, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nuk ka pasur ndonjë ndalim sa i përket lëvizjes jashtë shtetit. Nga ana tjetër, burimet nga Policia konfirmojnë daljen e Luan Hoxhës jashtë Shqipërisë, por theksojnë se lëvizjet e tij kanë qenë të shpeshta. Kështu, mësohet se për periudha disamujore Luan Hoxha ka qëndruar edhe në Kosovë, ku ka dhënë mësim në disa institucione arsimore private./Start/
2012-02-10 13:00