Rama: Krimi ka kapur shifra alarmante

“Vrasjet, shpërthimet me eksploziv, vjedhjet e pasurisë së shqiptarëve janë kthyer në lajme që nuk përbëjnë më asnjë lajm, duke thyer çdo ekuilibër të luftës ndaj krimit. Pas tyre qëndron një shoqëri e kërcënuar”, tha Rama gjatë fjalës së tij në tryezën e PS-së për Rendin dhe Sigurinë Publike.
Sipas kreut të PS-së, shteti e ka humbur betejën në luftën ndaj krimit. Rama shtoi se programi i Partisë Socialiste ka instrumente për ta ndryshuar këtë gjendje. “Programi ‘Për një rilindje shqiptare’, nuk duhet të jetë thjesht një dokument. Ne do të organizojmë dhe do të forcojmë forcat e sigurisë publike”, tha kryesocialisti, duke shtuar se riorganizimi rrënjësor i Policisë së Shtetit dhe i të gjitha forcave të tjera të sigurisë së pasurisë publike mbi bazën e një reforme shumëplanëshe, është sot një emergjencë kombëtare.
“Situata aktuale në vend - vijoi Rama - kërkon administrim publik evropian, riorganizim të Policisë së Shtetit mbi bazën e një reforme shumëplanëshe si reforma rrënjësore e shërbimit shëndetësor. “Përgjigjja jonë do të jetë frontale. Vënia e Policisë së Shtetit në kushtet e duhura për të luftuar krimin është domosdoshmëri jetike, por jo gjithçka për ta fituar këtë luftë. Zbutja e sjelljes sociale nuk është mision i policisë dhe sigurisë publike, por shoqëror që qeveria e vendit do ta ndajë me komunitetet dhe mediat”.
/Start/E.B/
2012-02-10 13:54