E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, ndalohen 15 tonë drogë

Ushtria amerikane sekuestroi 15 tonë drogë sintetike, lloji metamfetaminë, në shtetin perëndimor të Haliskos.

Operacioni zhvilluar në orët e para të së premtes ishte më i madhi në llojin e tij dhe tejkalon çdo sasi tjetër narkotikësh të ndaluar ndonjëherë në vend.

Prodhimi i metamfetaminës është në rritje të vazhdueshme në Meksikë, ndikuar nga eksportet fitimprurëse të kartelit të fuqishëm të Sinaloas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Metamfetamina është një drogë që krijon një varësi të madhe psikologjike e fizike. Ushtarët zbuluan sasinë masive në një magazinë të ndodhur vetëm disa kilometra në jug të kryeqytetit të shtetit, Guadalaharës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›