FDE: Shqipëria të ndihëmojë Kosovën

Forumi për Demokraci dhe Etikë (FDE) bëri të ditur sot se Shqipëria ka mundësi që në këto momente të jap ndihmën e nevojshme për Kosovën, duke tejkaluar problemet lokale. FDE nëpërmjet një reagimi publikuar në agjencinë e lajmeve INA i kërkon politikës shqiptare që të tejkalojë limitet e interesit personal, për të parë interesin madhor të kombit. "Fokusimi në klimën e acaruar politike brenda vendit, përfshi këtu dhe grevën e 10 deputetëve,e reagim- mosreagimi i paleve te tjera ndaj kësaj greve ka lënë pasdore çështjen e Kosovës, e cila ndodhet në një moment shumë të vështirë, me planin gjashtë pikësh të Ban Ki Moon", thuhet në reagimin e FDE-së. Sipas këtij forumi, Shqipëria ka mundësi që në këtë moment të jap ndihmën e saj për çështjen e Kosovës, pa anashkaluar edhe problemet e brendshme politike. FDE vlerëson se Kosova ndodhet në një situatë, ku brishtësia e shtetit të ri të pavarur dhe Kushtetuta e saj, përfshirë këtu edhe vetë Planin Ahtisari, mund të cënohen rëndë, nëse plani gjashtë pikësh kalon në Këshillin e Sigurimit. FDE propozon ngritjen e tryezës së dialogut mes të gjitha partive politike, të thirrur nga presidenti i Republikës së Shqipërisë si dhe një nismë parlamentare nga ana e kryetares së Parlamentit. FDE gjithashtu propozon pezullimin e miratimit të Kodit Zgjedhor, deri në arritjen e një marrëveshje. Ky forum gjithashtu propozon një plan të hartuar që duhet të përfshihet në Kodin Zgjedhor, që plotëson kërkesat e të gjitha partive rreth mënyrës së përfaqësimit të tyre