E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Roli amerikan i rëndësishëm

Roli i SHBA-së është i pazëvendësueshëm për paqen, stabilitetin, shtetin dhe të ardhmen e Kosovës, deklaroi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në prag të vizitës së zëvendësndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Daniel Fried. "Ne kemi raporte të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çdo vizitë është e mirëseardhur dhe nënkupton thellim të bashkëpunimit të Kosovës dhe Amerikës. Roli i
SHBA-së është i pazëvendësueshëm për paqen, stabilitetin, shtetin dhe të ardhmen e Kosovës. Daniel Frid ka qenë, është dhe do të mbetet mik i Kosovës, por edhe si njohës i shkëlqyer i rrethanave në rajon. Ne do të vazhdojmë që të punojmë shumë ngushtë edhe me SHBA-në edhe me shtetet e BE-së që EULEX-i të shtrihet në tërë teritorin e Kosovës, por gjashtëpikëshi në formën aktuale është i papranueshëm për institucionet e Kosovës dhe për popullin e saj", theksoi Thaçi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›