Kosovë,Pajaziti: Plani i ri vë në pikëpyetje proçesin
"Plani më i ri na sjellë në pozicione tjera, sjellë në pikëpyetje një proces, i cili është krijuar gjatë, me mundim dhe përkushtim të madh", thotë në një intervistë për radion Evropa e Lirë, ministri i punëve të brendshme në Kosovë, Zenun Pajaziti. Ai theksoi se kreu shtëtëror kosovar ka refuzuar këtë planë sepse nuk duhet të cënohet Kushtetuta dhe Plani i Ahtisarit. "Siç e dini, institucionet vendore e kanë për obligim të zbatojnë ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Ne jemi të bindur tashmë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila është punuar në partneritet të plotë me bashkësinë ndërkombëtare dhe në frymën e pakos së Ahtisaarit, reflekton një përkushtim të obligimeve të veçanta të institucioneve dhe qytetarëve të vendit karshi pakicave", theksoi ministri Pajaziti. Ai tha se zbatimi i Kushtetutë së Kosovës do të krijojë kushte të mira për të gjithë qytetarët e vendit dhe kjo Kushtetutë poashtu na obligon ne dhe partnerët tanë ndërkombëtarë që të kujdesemi për zbatimin e saj në gjithë territorin e vendit.