E Shtunë, 31 Tetor 2026

FDE, ftesë Bashës për shpalljen e Ditës së Reflektimit

Forumi për Demokraci dhe Etikë në vazhdën e takimeve për të shpallur 17-të janarin Ditë Lutje dhe Reflektimi Kombëtar i dorëzoi ftesën ministrit të Jashtëm shqiptar Lulzim Basha. Kreu i diplomacisë shqiptare duke përshëndetur këtë nismë u shpreh se ajo është sa historike aq edhe aktuale. "Ideja juaj për të shpallur 17-të janarin Ditë Lutje dhe Reflektimi Kombëtar përveccse një nisme historike, refkekton edhe një nismë aktuale e cila është për t'u vlerësuar", u shpreh Basha. Forumi për Demokraci dhe Etikë këtë nismë e ka dorëzuar disa prej krerëve të partive politike duke kërkuar mbështetjen e tyre në shpalljen e datës 17-të janar ditë reflektimi dhe lutje në kujtim të heroit tonë kombëtar Skënderbeu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›