E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Heshtja e Topit për dosjet,parashikohet në kushtetutë

Heshtja është një nga tre zgjidhjet që e parashikon dhe kushteta ndaj nuk duhet te bëj ndonje koment te veçante në lidhje me qëndrimin e presidentit . Kjo ishte deklarata që bërë sot kryeministri i vendit Sali Berisha në lidhje me mosdekretimin nga ana e presidentit të ligjit për pastërtinë e figurave. Deklarata e Berishës u bë në qytetin e Elbasanit, ku kreu i qeverisë zhvilloi një takim më studentë të universitetit të Elbasanit "A. Xhuvani, në mjediset e brendshme të këtij institucioni. Ndërkohë në fjalën e tij, kreu i ekzekutivit, pohoi se studentët shqipëtarë duhen vlerësuar si e e ardhmja që do të kontribuojë në progresin e vendit, duke rikujtuar se ishin pikërisht studentët faktori vendimtar që solli përmbysjen e regjimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›