E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ-ja nuk është pjesë e kalendarit 3 javor të kuvendit

Deri në mesin e muajit shkurt KQZ-ja e re nuk do të jetë ngritur akoma. Konferenca e kryetarëve ka lënë jashtë punimeve të parlamentit ngritjen e KQZ-së për 3 javët në vazhdim. Tashmë që ligji zgjedhor ka hyrë në fuqi dhe data e zgjedhjeve është dekretuar, 4 muaj para zgjedhjeve vendi është pa institucionin qëndror të administrimit zgjedhor. Ngritja e komisionit qëndror të zgjedhjeve mendohej se do të ngrihej lehtësisht, pasi ligji zgjedhor i ndan anëtarët në mënyrë të prerë anëtarët e këtij organi. Kështu n dy anëtarë ka Partia Demokratike dhe po kaq Partia Socialiste, një anëtar ka Partia Socialdemokrate dhe një anëtar e ka Partia Republikane. Me kodin e ri zgjedhor kryetari i komisionit qëndror të zgjedhjeve i përket mazhorancës por duhet të ketë edhe konsensusin e opozitës. Sipas ekspertëve të kodit zgjedhor ngritja e komisionit qëndror të zgjedhjeve duhet bërë një minut më parë pasi sisitemi i ri proporcional rajonal i cili aplikohet për herë të parë në vendin tonë kërkon një përgatitje të detajuar. Ndërkaq, konferenca e kryetarëve futi në kalendarin tre javor të punimeve ligjin për administratën gjnyqësore. Ligj ky i rëndësishëm sepse është një nga hallkat kryesore të reformës në drejtësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›