Dade:Shqipëria të aplikojë për statusin e kandidatit

Opozita këmbëngul që Shqipëria të hedhë hapin e radhës në rrugën e integrimit në Bashkimit Europian dhe të aplikojë për statusin e vendit kandidat. Duke përshëndetur ratifikimin e MSA-së Shqiperi- BE nga shteti fqinj,Greqi , sekretarja për marrëdheniet ndërkombëtare pranë PS-së Arta Dade, i ka kërkuar qeverisë të aplikojë për statusin e vendit kandidat, një kërkesë që vjen nga PS-ja prej muajsh. Sipas Dades rruga e integrimit të Shqipërise në BE vazhdon të mbetet e vështirë aq më tepër kur qeveria duhet të përmbushë dy sfida organizimi i zgjedhjeve të lira si dhe lufta ndaj korrupsionit. Ndërkaq Dade ka risjellë në vëmendje se procesi i ratifikimit të MSA-së ende nuk është përmbyllur përsa kohe që vendet anëtare nuk kanë dorëzuar instrumentat e ratifikimit