FED nuk do te ndihmoje financiarisht BE-ne

Guvernatori i Bankës Qëndrore Amerikane, Ben Bernanke në një takim me senatorët republikanë, ka deklaruar se institucioni që ai drejton nuk do të ndihmojë financiarisht vendet europiane në krizë. Sipas tij, Rezerva Federale Amerikane nuk ka as qëllimin dhe as autoritetin për ta bërë një gjë të tillë. Guvernatori i bankës ka shprehur shqetësimin se kriza e borxheve në Europë mbetet një kërcënim për SHBA-në.
Kështu, Rezerva Federale Amerikane nuk do të shpëtojë financiarisht vendet e BE. Pas një takimi informal mes senatorëve republikanë dhe Guvernatorit të Bankës Qendrore amerikane Ben Bernanke, ky i fundit mësohet të ketë thënë se ka përjashtuar përfshirjen e Rezervës Federale në ndihmë të bankave dhe vendeve europiane, kjo për shkak se instituti nuk ka as qëllim dhe as autoritetin për ta bërë. Kongresmenët amerikanë janë shprehur për mediat se kreu i Rezervës Federale, Ben Bernanke ka garantuar ligjvënësit republikanë se Banka Qendrore në Shtetet e Bashkuara nuk ka mundësinë dhe nuk ka për të ndihmuar financiarisht qeveritë apo institucionet me stres financiar në Europë. Bernanke është takuar me senatorët amerikanë një ditë pas përfundimit të mbledhjes së Bankës Qendrore Amerikane e cila deklaroi se kriza financiare europiane mund të hidhet në Bregun Perëndimor të Atlantikut dhe ky është kërcënimi kryesor për ekonominë e brishtë në Shtetet e Bashkuara.
Bernanke ka sqaruar ligjvënësit amerikanë për veprimet që po kryejnë politikanët europianë për zgjidhjen e krizës aktuale, por ai nuk ka dhënë asnjë përgjigje lidhur me qëndrimin që BQA-ja do të mbajë ndaj kësaj krize.
Në mbledhjen e fundit të një dite më parë të bordit drejtues të bankës, RFA, la të pandryshuara normat bazë të interesit me 0 dhe 0,25%, duke konfirmuar qëllimin e saj për t’i lënë ato afër zeros deri në gjysmën e vitit 2013. Kreu i bankës qëndrore, Bernanke, ka siguruar amerikanët se se do të merren masa shtesë për të ndihmuar ekonominë amerikane, duke parë se rritja mbetet shqetësimi kryesor.