E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundon zyrtarisht lufta ne Irak

Flamuri amerikan është ulur në gjysëm shtize në një ceremoni në Bagdad duke i dhënë fund operacioneve ushtarake 9 vjeçare në Irak.
Ceremonia e cila shënon mbylljen e bazës ushtarake në këtë vend vjen një ditë pasi presidenti amerikan, Barak Obama priti në shtëpi disa prej trupave të fundit të kthyera nga Iraku.
Ministri ameirkan i Mbrojtjes, Leon Paneta i cili mbërriti në Irak mëngjesin e së entjes për këtë ceremoni tha se ëndrra e një Iraku të pavarur dhe sovran u bë realitet.
Në Irak ndodhen ende rreth 4000 trupa, që po operojnë në dy baza, ndërsa është një kontigjent i vogël trupash në Bagdad, të cilët do të largohen përfundimisht nga Iraku brenda 31 dhjetorit.
Një ditë më parë presidenti Obama mbajti një fjalim në Fort Bragg në Karolinën e veriut, ku dhe u uroi mirëseardhjen trupave amerikane në atdhe.
Rreth 4500 ushtarë amerikanë dhe më shumë se 100 mijë irakiane kanë vdekur në luftë, ndërkohë që lufta i ka kushtuar SHBA 1 trilionë dollarë.
Tërheqja e trupave amerikanë nga Iraku ka qenë shpesh temë debatesh mesrepublikanëve dhe demokratëve. Një sondazh i fundit në SHBA thotë se 75% e amerikanëve mbështesin tërheqjen e trupave nga Iraku.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›