E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uashington Konference per pjesmarrjen e grave ne Sherbimin Publik

Departamenti amerikan i Shtetit prezantoi dje nismen e re Grate ne Sherbimin Publik nje projekt qe u themelua ne bashkepunim me 5 universitete prestigjoze amerikane per te rritur numrin e grave ne poste drejtuese. Projekti synon te trajnoje dhe pergatise aktiviste nga vende ne zhvillim per te fituar aftesite e nevojshme per role udheheqese.

Nisma Grate ne Sherbimin Publik ka si objektiv shtimin e numrit te grave ne nivelet e vendim-marrjes si nje nder menyrat me efektive per te ndertuar shoqeri te begata dhe te qendrueshme. Ne bashkepunim me 5 universitete amerikane me tradite te themeluara ne shekullin e 19 per tu ofruar arsim te larte vajzave amerikane Departamenti i Shtetit do te financoje trajnimin e grave e vajzave qe jane te aktivizuara ne role drejtuese ne nivel lokal shteteror dhe nderkombetar per ti pajisur ato me aftesite e nevojshme drejtuese.

Projekti i krijuar me iniciative te Sekretares se Shtetit Hillari Klinton solli ne Uashington mbi 700 aktiviste drejtuese dhe studiuese te ceshtjeve gjinore. Sekretarja Klinton e cila mbajti fjalimin kryesor ne aktivitet shprehu mirenjohjen e saj per punen e pjesemarresve duke i cilesuar si force ndryshimi jo vetem ne mjedisin ku veprojne por edhe ne te gjithe boten pasi po ndihmojne te thyejne tabute qe kane ekzistuar prej shekujsh.

Nder pjesemarreset ishte edhe zonja Ahtifete Jahjaga Presidente e Kosoves. Sekretarja e Shtetit Klinton e permendi ne vecanti zonjen Jahjaga ne fjalen e saj

Kam respekt te vecante per Presidenten e Kosoves per kurajon dhe udheheqjen qe ka treguar ne vendin e saj. Pak kohe me pare zonja Jahjaga mbajti fjalimin e pare para parlamentit te vendit ku propozoi ngritjen e nje komisioni presidencial per te luftuar korrupsionin.

Presidentja e Kosoves ishte nje nder pjesemarreset qe e moren dje fjalen ne aktivitet. Zonja Jahjaga ishte edhe nje dite me pare ne Departamentin e Shtetit ku u takua me Sekretaren e Shtetit Klinton per te nenshkruar nje marreveshje dypaleshe per mbrojtjen e objekteve te trashegimise kulturore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›