Takimi i nivelit te larte te BE-se ne janar

Presidenti i Bashkimit Evropian beri te njohur se nje tjeter takim i organizates do te mbahet nga fundi i janarit. Zoti Herman Van Rompuy tha sot se takimi i ardhshem do te synojne te finalizoje marreveshjet buxhetore te arritura ne takimin e javes se kaluar.
Ne ate takim perfshihej nje pakt fiskal per te cilin udheheqesit shpresonin se do te ndihmonte ne zgjidhjen e krizes se borxheve te 17 vendeve te Eurozones qe kane monedhe te njejte. Ekspertet ligjore po punojne per ta kthyer marreveshjen e arritur ne parim nga 26 prej 27 vendeve evropiane ne ligj.
Britania ishte vendi i vetem qe votoi kunder marreveshjes qe do te forconte disiplinen buxhetore dhe do te krijonte me teper unitet ekonomik mes vendeve te Bashkimit Evropian.