E Diel, 1 Nëntor 2026

Mustafa Krasniqi po shkel Kushtetuten duke dale ne fushate

Deklarata Kreu i LDK-se akuzon ushtruesin e detyres se Presidentit te Kosoves

Kryetari i LDK-se Isa Mustafa e ka akuzuar ushtruesin e detyres se Presidentit Jakup Krasniqi se eshte duke e shkelur Kushtetuten e Kosoves me aktivitetet partiake qe zhvillon ne terren gje qe nuk duhet te ndodhe. Mustafa te enjten gjate nje takimi me strukturat e LDK-se ne Kline e ka perseritur akuzen edhe kunder Kryeministrit ne doreheqje Hashim Thaci se e ka shkelur Kushtetuten ne rastin e Rahovecit dhe nuk ka dhene doreheqjen. Ai ka perseritur qendrimin e tij se LDK-ja nuk do te beje koalicion me PDK-ne sepse ate e konsideron si rivalin kryesor dhe se bashkeqeverisja me kete parti eshte ngulfatje e demokracise.

PDK-ja duhet te jape pergjigje per shkeljen e Kushtetutes Hashim Thacit i eshte dashur te jape doreheqje sepse ka shkelur Kushtetuten ne rastin e Rahovecit. Kushtetuta po shkelet edhe sot me te dyja kembet nga ushtruesi i detyres se Presidentit Jakup Krasniqi i cili po ben fushate partiake ne terren ka thene Isa Mustafa sipas te cilit drejtesia dhe politika ne Kosove sot po matet me dy kute dhe LDK-ja nuk do ta lejoje ne asnje menyre kete. Mustafa eshte shprehur i bindur se LDK-ja do ti fitoje zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe se nuk do te qeverise me cdokend por do ti zgjedhe partneret qeverises e ne asnje menyre PDK-ne.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›